Genc Prelvukaj, shpesh jemi mësuar ta shohim të veshur tejet sportive, por duket se kostumi që veshi gjatë fushatës elektorale i ka lezetuar aq shumë, sa nuk e heq nga trupi edhe kur del në lokalet e natës.

Madje, ai duket se ndihet krenar me pamjen e tij të re duke pozuar me miqtë e tij, edhe pse mbi xhaketën e kostumit mban të veshur një xhup paksa të gjerë, stil veshje ky i preferuar nga artistët e muzikës rap.

Edhe pse nuk arriti të përfaqësohej si duhet në zgjedhjet e fundit, Genc Prelvukaj ka gjasa se do të shijojë edhe për pak kohë kostumin e politikanit, me të cilin “u miqësua” gjatë fushatës zgjedhore, ku edhe garonte si kandidat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here