Një nga grupet më të suksesshme shqiptare të repit ‘Etnon’ kanë qenë i ftuar special i turneut të këngëtares Bleona Qereti.

Dhe, ashtu siç kemi thënë, koncerti i parë ishte fundjavën e kaluar në Vlorë, e Genc Prelvukaj kaq shumë ishte befasuar nga pritja e publikut, sa këtë e kishte shprehur në portalin e tij në Facebook, duke shkruar konkretisht kështu: “Për herë të parë ngjitem në skenë e nuk shoh fundin e njerëzve. Thanks Vlora!”.

Ndërsa ‘Etnon’ këtë verë solli edhe albumin më të ri, ku gati të gjitha këngët janë bërë hite të kësaj vere.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here