Eliza Dushku e ka përshkruar si dashuri ndaj Shqipërisë dokumentarin e saj, “E dashur Shqipëri”, por si duket jo shumë njerëz janë ndarë të kënaqur me atë çka paraqet ky projekt.

Është anëtari i grupit Etnon, Genc Prelvukaj që ka shumë kritika, sidomos për atë se si paraqiten në këtë dokumentar Kosova dhe Maqedonia.

“Prishtina xhirohet vetëm në ambient të mbyllur që nuk dihet ku është e Maqedonia vetëm një objekt fetar, pa u marrë gjërat vitale të të dy shteteve, kështu që mbes në atë që e kam thënë edh në Tiranë se e vetmja gjë e mirë e kësaj është vetëm ideja”, ka thënë ai në një intervistë për RTV 21.

Ai ka shtuar se këto nuk janë vetëm fjalët e tij, por edhe të shumë tjerëve që kanë qenë të pranishëm në premierën që u dha në Tiranë para dy javësh.

Ai ka thënë se njerëzit duhet të kenë mendim kritikë ndaj veprave që bëhen dhe jo të “bëhen rrafsh gjërat”. Prelvukaj, autori i hitit ‘Albanian’ njihet si një nga artistët që përkrahë fuqishëm iniciativat kombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here