Genc Prelvukaj vjen me baladën e re  “365 pa ty”Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj ka publikuar projektin e tij më tëri muzikor.

“365 pa ty” mban titullin kënga më e re e zhanrit baladë dhe R&B, e cila duket të jetë ‘goditja’ e radhës pas sukseseve të njëpasnjëshme të këngëtarit

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet Genc Prelvukaj, gjersa klipi, i cili është xhiruar në disa lokacione në Mal të Zi, është punuar gjithashtu nga produksioni i tij “Black Fish Entertainment”.

Mbetet të shihet se sa do të pëlqehet kjo baladë, e cila duket shumë e përshtatshme edhe për stinën. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here