Genc Prelvukaj: Ja përse në listën e 250 të punësuarve nga VV figuron edhe emri i Milotit!Reperi i Etnon, Genc Prelvukaj, nëpërmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj përmendjes së emrit të kolegut të tij Milot Hasangjekaj në lidhje me punësimin e 250 njerëzve militantë të Vetëvendosjes nga Komuna e Prishtinës, raporton GazetaBlic.com

Sipas tij, që të dy, si Miloti po ashtu edhe ai vetë, kanë qenë te angazhuar nga Komuna e Prishtinës për performancën ( koncert ) siç bën dhe ka bërë komuna rregullisht për gjithë këto vite.

Ai thotë se Miloti si anëtar i grupit ka nënshkruar dokumentet e nevojshme te pagesës dhe sipas tij kjo është arsyeja pse figuron emri i tij aty, raporton GazetaBlic.com

“Nuk ka kurrfarë punësimi apo angazhimi politik. Ne fakt po të ishte bërë ndonjë favorizim apo përjashtim shkaku i bindjeve politike ne nuk do të ishim ftuar në koncert shkaku i punës time politike në të kaluarën dhe unë i përgëzoj për ketë gjë,” ka thënë Prelvukaj. / © GazetaBlic.com /

Ja postimi i plotë i tij:

Ne listen e botuar nga mediat ne lidhje me punesimin e 250 njerezve miltante te Vetevendosjes nga komuna e Prishtines dhe kryetari i saj Shpend Ahmeti, figuron edhe emri i Milot Hasangjekaj qe eshte antari tjeter i grupit Etnon.

Sa per korrektesi me duhet te sqaroj nje gje :

Ne kemi qene te angazhuar nga Komuna e Prishtines per performance ( koncert ) sic ben dhe ka bere komuna rregullisht per gjithe keto vite. Miloti si antar i grupit ka nenshkruar dokumentet e nevojshme te pageses dhe kjo eshte arsyeja pse figuron emri i tij aty. Nuk ka kurrefare punesimi apo angazhimi politik.

Ne fakt po te ishte bere ndonje favorizim apo perjashtim shkaku i bindjeve politike ne nuk do te ishim ftuar ne koncert shkaku i punes time politike ne te kaluaren dhe une i pergezoj per kete gje.

Nuk e di kush jane individet tjere te permendur por nje gje e keni te sigurte. Per rastin tone dhe te grupit Etnon nuk eshte aspak e drejte te akuzohet komuna dhe kryetari i saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here