Genc Prelvukaj ka nisur përgatitjet muzikore në studion e tij dhe gjatë këtij sezoni pritet të lansojë në treg disa këngë të reja.

Përveç këngës, Genci është i angazhuar edhe në punën si këshilltar politik i ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të cilën punë thotë që po e kryen me mjaft dëshirë. Por kjo punë nuk ka ndikuar të ngecë me muzikë.

“Angazhime kohëve të fundit kam shumë. Fillimisht në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e më pas në studio me angazhime muzikore si gjithnjë. Të dy punët i kryej me mjaft vullnet, kështu që po gjej kohë për të gjitha”.

“Njëra ndër gjërat që bëj më së miri është planifikimi i kohës, kështu që kam bërë një ndarje të saktë dhe orar të përshtatshëm”, ka thënë Genci për “Zërin”.

Ndërsa sa i përket jetës private ende është vetëm, nuk ka gjetur personin e zemrës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here