genaNë këtë përvjetor të veçantë, bashkëshortja e tij i ka bërë surprizën më të bukur.

Ajo ka mbledhur miqtë e kolegët më të afërt të këngëtarit, në një festë të madhe në Tiranë.

Të gjithë të veshur bukur, emrat më të lakuar të showbiz-it shqiptar po festojnë ditëlindjen e Genës në klubin e njohur të kryeqytetit “Magic 4”.

1

Në festë ishin të ftuar Vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi, Stine, Rozana Radi, Inis dhe Ingrid Gjoni, Era Rusi, Anxhela Peristeri, Kastro Zizo, Elona Duro, Ervin Gonxhi dhe të tjerë kolegë të dashur të këngëtarit, shkruan revista who.

Bashkëshortja e Genës, Lorena i kishte përgatitur një klip dokumentar për të gjithë jetën e këngëtarit, që tregonte fillimet e tij në art me pikturën, baterinë dhe në fund këngën me të cilën ka bërë bujë kudo ku ka shqiptarë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here