Gena dhe Albatriti bëhen bashkë si grup Bashkojnë forcat dy këngëtarët shqiptarë.Gena dhe Albatrit Muçiçi kanë vendosur të bashkojnë forcat duke krijuar një grup së bashku.Kështu së paku thotë një burim i afërt me këngëtarin për Telegrafin.

“Albatriti dhe Gena kanë vendosur t’i bashkojnë forcat dhe të funksionojnë bashkë si grup tani nëpër mbrëmje dhe koncerte ndërsa gjithashtu mund të pritet një duet”, ka thënë shkurt burimi për portalin tonë.

Madje, ata tashmë kanë menaxherin e njëjtë, përkatësisht ish futbollistin e Prishtinës, Enis Fetahu.
Ndryshe Albatriti sapo ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Shpirti të do”, të cilën e publikoi në xhirimet e Vitit të Ri, ndërsa ka paralajmëruar edhe një projekt tjetër gjatë muajit shkurt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here