Arba ka lindur mbrëmë. Ajo është vajza e dytë dhe fëmija i tretë i deputetit Gazmend Oketa, ish ministër në kabinetin qeveritar të drejtuar nga kryeministri Berisha.

Lindjen e vajzës, Oketa e ka njoftuar në një mënyrë origjinale në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Përshendetje miq te babit tim Gazi. Unë jam Arba dhe kam lindur mbrëmë. Po ju shkruaj nga profili i babit, pasi unë akoma nuk kam hapur timin. Doja thjesht t′ju thoja që unë jam shumë e gëzuar që babi im ju ka miq të mirë. Ju premtoj se kur te rritem do jem edhe unë mike e juaja. Tani më duhet të iki se po më thërret mami Adela. Ju falenderoj,” Arba Oketa”, shkruhej sot paradite në profilin e deputetit.

Gazmend Oketa dhe bashkëshortja e tij Adela kanë tashmë dy vazja dhe një djalë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here