Gazmend Maliqi dëshiron një grua si Big MamaGazmend Maliqi, i njohur si Gasso, është një nga reperat më të ri të skenës shqiptare.Djaloshi nga Gjilani, i cili jeton në Zvicër, javë më parë lansoi klipin “Bone n’club”, një duet me këngëtaren tetovare Big Mama. Në një intervistë të fundit për Shqiptarja, ai tregon për preferencat e tij sa u takon femrave.

“Bashkëpunimi ishte ideja e saj! Bigu është një nga femrat më të suksesshme në skenën shqiptare, ka stil të veçantë dhe është unike”, ka thënë ai për t’u pyetur më pas nëse Bigu bën pjesë tek femrat seksi, me të cilat referat preferojnë të bëjnë duete.

“Sigurisht! Edhe Big Mama është mjaft seksi, po unë nuk mendoj ashtu, dueti bëhet sipas tekstit, muzikës e stilit, kur e bën një këngë për club nuk mund të fusësh në refren Shkurte Fejzën (qesh).

“Do doje një grua ai ajo Big në të gjitha anët? Pse jo!”, ka shtuar ai, për të folur edhe për tiparet që pëlqen te një femër. “Femrat janë të gjitha të mira, po për mua në rend të parë është karakteri respekti dhe mundësisht bionde”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here