Gazetarja turpëron Kastriot Tushën dhe vetenKjo video e gazetares së kulturës ka lënë pa fjalë një nga emrat më të rëndësishëm të muzikës shqiptare si dhe mbarë opinionin publik.

Bëhet fajlë për gazetaren e A1 News, e cila i ka drejtuar njëra pas tjetrës pyetje të çuditshëm tenorit Tusha.Pyetja e parë që skandalizoi kishte të bënte me shfaqjen e mbajtur në Teatrin e Operas dhe Baletit. Gazetarja ngatron shfaqien me sopranon.

Teksa u mundua të nxirrte gazetaren nga situata, Kastriot Tusha mori një pyetje ofenduese për vitet e tij në skenë.

Po juve jeni artist? ka pyetur gazetarja tenorin, duke bërë që të nxirrte veten krejtësisht të pa informuar.

Për pak momente Tusha ka mbetur pa fjalë, ndërsa më pas u detyrua të prezantohej para gazetares: “Unë jam Kastriot Tusha, profesor në Akademinë e Arteve, tenor me një karrierë artistike edhe këtu në Teatër të Operas”./ Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here