Gazetari francez i propozon martesë Era Istrefit gjatë intervistës Këngëtarja kosovare pas përformancës në Francë, ka dhënë një intervistë në radion franceze “C’Cauet sur NRJ” ku ishte e ftuar.

Gazetari i njohur francez Sébastien Jean Maurice Cauet, përveç pytjeve, kishte përgatitur edhe një befasi për Era Istrefin, ai gjatë emisionit kishte provuar të flas edhe shqip, duke i thënë këngëtarës në gjuhën shqipe “Të dua”.

Përveç kësaj në emisionin live, moderatori Cauet, i kishte propozuar martesë Erës duke i dhuruar një unazë, ndërsa në shqip i ka thënë “A do të martohesh me mua”, transmeton Magazina.al

Sigurisht se Era i ka thënë “JO”, pasi kjo ka qenë vetëm një shaka.

Për më shumë shihni intervisten nga minuta 1:27.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here