Gaxha u përgjigjet ashpër maqedonasveKëngëtarët shqiptarë në Maqedoni janë diskriminuar sërish në evenimentin e fundvitit në Shkup.Për pritjen edhe festimin e natës së ndërrimit të moteve qyteti i Shkupit ka ndarë mbi 150 mijë euro por në të nuk janë përfshirë asnjë shqiptar.

Adrian Gaxha për Zhurnal ka thënë se ai nuk merret me koncertet në Maqedoni dhe nuk i bën fare për diskriminimin që i është bërë.“Unë nuk merem shumë me koncerte në Maqedoni. Gati aspak nuk më interesojnë se janë larg koncerteve tona, edhe nga ana e organizimit por edhe nga ana e financave”, ka thënë Gaxha, duke shtuar se nuk i bëhet vonë për tentativat e maqedonasve për diskriminimin e shqiptarëve.

Ndërsa në anën tjeter, Big Mama është shprehur e indinjuar me këtë fakt duke thënë se ajo asnjëherë nuk ka marr ndonjë ftesë.
“Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e festave të fundvitit në qytetin e Shkupit, nuk kam pasur ftesë dhe gjithmonë ne këngëtarët shqiptarë sa e kam pa jemi diskriminuar.

Nuk e dimë arsyen po sigurisht që edhe po të kërkosh arsyen askush nuk të përgjigjet edhe pse e dimë që shqiptarët janë taksapagues në Shkup dhe meritojnë që për fundvit të dëgjojnë edhe muzikë shqipe”, ka deklaruar Big Mama.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtaret shqiptarë diskriminohen në Maqedoni. Viteve të fundit madje edhe festimet e ndërrimit të moteve janë bërë ndaras në sheshe të ndryshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here