Derisa Adrian Gaxha po e shfrytëzon stinën e verës për të realizuar sa më shumë koncerte profitabile, e dashura e tij, Luana Vjollca, po bën qejf nëpër plazhet e bregdetit shqiptar.

Edhe pse të gjithë preferojnë të kalojnë verën në krah të më të dashurve të tyre, Luana, bukuroshja e cila tashmë është rikthyer në krahët e këngëtarit Adrian Gaxha, po i kalon pushimet me shoqëri.

Kjo për shkak se Adriani ka të aranzhuar një morri koncertesh nëpër qytetet bregdetare shqiptare, si dhe në shumë qytete të Maqedonisë, ndërkaq Luana është e lirë në këtë drejtim, kështu që shijon rrezet e diellit në shoqëri të mikeshave.

Dyshja kishin kaluar ca kohë së bashku para fillimit të sezonit veror, kur Luana ishte mysafire e Adrianit në Shkup. Ata thuhet se planifikojnë të pushojnë së bashku edhe dikur më vonë, pasi këngëtari shkupjan të përfundojë sezonin e koncerteve. /Panorama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here