Ajo është një ndër vajzat më të suksesshme në botën e televizionit, megjithatë fakti që ka arritur shumë në ekran nuk e ka stopuar, përkundrazi, e ka bërë të tentojë edhe në fusha të tjera të artit për të plotësuar karakterin e një show girl- i.

Kështu siç kemi qenë të parët që ju kemi njoftuar për bashkëpunimin mes Albana Osmanit dhe Mentor Hazirit, që në kohën që ky i fundit ishte i angazhuar në “E Diell”, edhe këtë javë do t’ju japim një lajm tjetër, sërish të parët.

Kënga e tyre tashmë është gati dhe për pak kohë do të dalë nga furra, që në këtë rast është studioja e kompozitorit të hiteve, Flori Mumajesit shkruan Bluetooth. E pas këtij lajmi, të gjithë kemi kërshëri për të dëgjuar këngën e re, të parën për Albanën, pas atyre në gjuhë të huaj, që i ka interpretuar në spektakle të ndryshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here