Ganimete Musliu nuk e dinte emrin e saj deri në këtë moshë Është një ndër deputetet më aktive të Kuvendit të Kosovës.E shohim shpeshherë teksa ngrit zërin në legjislaturë por e përfolur dhe e komentuar është shumë edhe për veprime të ndryshme teksa shpesh bëhet edhe ‘virale’ në internet.

Mjafton një postim i saj ku përqesh mentalitetin e stereotipeve regjionale që ajo të shndërrohet në lajm.

Por sa e keni njohur Ganën dhe përditshmërinë e saj? Ekipi i emisionit Prive nëpërmes një interviste e sjellë atë më ndryshe siç jemi mësuar ta shohim. Ajo veç tjerash e tregon një rast shumë qesharak derisa shpalos kujtimet e klasës së parë.

“Nuk e kam ditë emrin tim deri në klasë të parë,familja dhe rrethi më thërrisnin Gone, e kur mësuesi e klasa më thërrisnin Ganimete nuk e dija që po më drejtoheshin mua”, tha deputetja kosovare.

Ndryshe Ganimete Musliu shprehet ti pelqën teksa e thërrasin Gone pasi që e di që vetëm më të dashurit e saj e thërrasin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here