“Gangsta Love” e Noizyt dhe Çilit do të vazhdojë me episode të rejaGangsta love” bashkëpunimi më i fundit mes Çiljeta Xhilagës dhe reperit, Noizy ka thyer rekord ne klikime në Youtube. Në vetëm pak ditë nga shfaqja e këngës e cila është një film me metrazh të shkurtër prej 12 minutash ka arritur në 2 milionë klikime.

Ky suksesi i dyshes duket se i ka trembur pak edhe konkurentët e tyre, të paktën keshtu shkruhet në rrjetet sociale. “Gangsta Love” pritet të vijë çdo vit duke i zhvendosur ngjarjet në një vend dhe sfond krejt tjetër, transmeton Klan.

Klipi i cili i ka marrë artistes rreth 6 muaj punë për të dale nga post-produksioni pasi ka shumë skena të ndryshme, ku vjen tabloja e një familje që jeton jashtë rregullave të komunitetit mes dashurisë, armëve dhe kokainës ka arritur në më shumë se 1 milionë klikime.

1 milionë klikime ka marrë edhe audio e kënges e cila është hedhur në youtube 6 orë përpara se të shfaqej klipi. Kjo është kënga e parë ne historinë e muzikës shqiptare që vjen si film me metrazh të shkurtër dhe publiku duket se ka harxhuar më shumë se asnjëhere tjetër kredit dhe kohë fizike për të parë këngën.

Klikimet tregojnë se kjo dyshe, Çiljeta dhe Noizy, kanë goditur me fabulën e këngës dhe mesazhin që kanë dashur të përçojnë nëpërmjet saj. “Gangsta Love” e solli këngëtaren e “Tekilës” më fuqishëm dhe më ndryshe në treg, qoftë si femër seksi, por edhe si aktore kur luante në telenovelën e parë shqiptare, “Njerëz dhe Fate”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here