Ish-anëtari i grupit “Oasis”, Liam Gallagher, ka akuzuar grupin e famshëm “U2” duke thënë se anëtarët e bendit irlandez i paguajnë fansat për t’u shkuar nëpër koncerte.

“Kurrë nuk kam parë ndonjë fans të ‘U2’. Unë kurrë nuk kam parë ndonjë që ka veshur fanellën e ‘U2’, apo që ka ndonjë CD të mallkuar të tyre. Por, nga po vijnë fansat e tyre? Nga cili vend janë ata?”.

“Unë them se ata i blejnë fansat. Me gjithë ato para që kanë bërë ata janë në gjendje për të plotësuar nevojat e tyre për të blerë fansa dhe për të pëlqyer ato krijime që assesi nuk mund të quhen këngë”, ka thënë Gallagher.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here