Gaga:E gjithë karriera ime i dedikohet David Bowiet Pas vdekjes së David Bowie, këngëtarja Lady Gaga ka nderuar disa herë me performancat e saj për legjendën e muzikës botërore. Së fundi edhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, ku u shëndërrua në David Bowie, për këtë event të rëdësishëm të industrisë së muzikës.

Në intërvistën të dhënën së fundi për NPR, Lady është shprehur se të gjithë karriërën e saj ja dedikon legjendës së muzikës David Bowie, për shkak të motivimit që Bowie i ka dhënë 28 vjeçares që nga fillimi i karrierës së saj.

“Si ndihem tani që ka përfunduar? Ndjej se e gjithë karriera ime i dedikohet David Boëiet. Ende ka ndikim shumë të madh tek unë. I kam shikuar gjatë gjithë kohës videot e tij, ndërsa e dëgjoj edhe albumin e tij të fundit Blackstar, që me të vërtetë është një kryevepër e tij. Mendoj se arti e ka bërë atë të fortë”, ka thënë Gaga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here