Këngëtarja kontroverse amerikane, Lady Gaga, ka deklaruar se urren videoklipin për këngën “Telephone”, të cilën e ka xhiruar me kolegen Beyonce.

Edhe pse kjo video është parë në YouTube mbi 110 milionë herë, Lady Gaga thotë se në të janë futur shumë ide, dhe për këtë e urren, njoftojnë mediet amerikane.

Shumë e urrej. Unë dhe Beyonce dukemi super së bashku, por ka shumë ide në këtë videoklip. Gjithçka që shoh në të është koka ime me shumë ide. Do të dëshiroja që të merrja pjesë pak më shumë në regjinë e këtij videoklipi”, ka thënë Gaga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here