Në skenën e Amsterdamit, këngëtarja Lady Gaga ka folur hapur mbi temën e legalizimit të drogave të lehta.

Ajo ka dalë zbuluar, duke rrëfyer pasionin e saj për marihuanën, ndërkohë që gjithçka e ka demonstruar hapur në skenën e Amsterdamit, ku drogat e lehta janë të legalizuara.

Kjo ka ndodhur gjatë etapës holandeze të “Born this Way Balla Tour”, kur një fans i hodhi një cigare “magjike” dhe këngëtarja e ndezi në skenë, duke thënë se është vendi ideal për të folur mbi argumentin ‘marihuanë’.

“E ka ndryshuar plotësisht jetën time”, ka treguar 26-vjeçarja, duke shtuar se “me ndihmën e saj la pijen”. “Për mua është një përvojë shpirtërore, bashkë me muzikën”, ka thënë ajo.

Duke bërë shaka, Gaga ka lëshuar edhe një fushatë pro legalizimit: “Do të flas me presidentin Barack Obama për të bërë marihuanën legale në të gjithë botën. Madje, gjethja e saj duhet të shndërrohet në simbolin e paqes… Është njësoj sikur të thuhet që secili prej nesh duhet të bëjë një frymëmarrje të thellë dhe gjithçka do të shkojë mirë…”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here