Lady GaGa arriti të trembë presidentin amerikan, Barack Obama. Këngëtarja e çuditshme u takua me Obaman në darkën e donatorëve, dhe presidenti foli për takimin e veçantë me GaGan në fushatën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. 

Kam pasur bisedime shumë të frytshme me liderin tuaj. Ajo kishte veshur këpucë me take prej 40 inç. Dhe gjatësia e saj arrinte në dy metra e gjysmë. Kjo ishte pak e frikshme,” kështu Obama e përshkroi takimin me GaGan.

Pop ylli vazhdon të shokojë publikun me pamjen e saj dhe sot u shfaq me një fustan gati të tejdukshëm. Përveç kësaj, ajo kishte një shall leshi dhe takët të larta, që edhe Obaman e kishin frikësuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here