Nju Jork-Katër hapa në Nju Jork, vetëm me reçipeta. Kush mund tja lejojë vetes këtë? E jashtëzakonshmja Lady Gaga, që i dashuron provokimet.

Kështu këngëtarja është vënë sërish në qendër të vëmendjes pasi u kap nga paparacët teksa shëtiste nëpër rrugët e Nju Jorkut me një palë syze të zeza me kthetra dhe një veshje tërësisht të zezë të hapur në formë V përpara, aq sa mund të shihen mjaft qartë reçipetat e saj.

E ndërkohë Lady Gaga i është kundërpërgjigjur akuzave se ajo shpenzon shumë para. Pavarësisht miliona dollarëve të fituar përgjatë këtyre viteve, popstari siguron se nuk shpenzon shume dhe jeton ashtu siç jetonte përpara se të bëhej e famshme. E vetmja gjë për të cilën ajo thotë se shpenzon pa kufi janë kristalet kurative të cilat i merr me vete edhe nëpër koncerte.

“Nuk i kam hyrë kësaj bote për para, ndaj nuk shpenzoj shumë dhe jam e lumtur edhe kështu”-ka shpjeguar këngëtarja për revistën “Us”. Gaga e cila vdes të hedhë para për fansat e saj nëpër turne, thotë se nuk shpenzon pothuajse fare për veten aq sa edhe menaxheri i saj e pyet shpesh nëse i ka me vete kartat e kreditit.

“Është shumë për të qeshur sepse më merr shpesh në telefon dhe më pyet nëse i kam humbur kartat e mia sepse nuk shpenzoj. Nuk e bëj dhe kaq, jo se jam çmendur”-thotë ajo.

Veç të tjerash, Lady Gaga vazhdon të jetojë në një apartament të vogël. “Jetoj në njëtën shtëpi dhe dhoma ime ka përmasat e një studioje radiofonike me një kuzhinë vetëm një metër”-vazhdon ajo.

Por çuditë e Lady Gaga nuk përfundojnë këtu. Ajo është e bindur se kristalet kanë fuqi të veçantë dhe se ekzistojnë lloje të ndryshme me qëllime specifike. Për këtë ajo i merr me vete nëpër koncerte për të rritur seksualitetin e saj, krijimitarinë dhe duke i konsideruar si purifikativ, ajo mendon se ripërtërijnë energjitë.
Një burim pranë saj ka thënë për “The Sun” se Gaga beson shumë tek këto kristale dhe i mban me vete në çanta të vogla pasi është e bindur se duke thithur energjinë e tyre do të ketë një mendje më të shpejtë.

Për të mos harruar se Gaga beson edhe tek astrologët, aq sa është e shqetësuar edhe për pozicionin e yjeve, veçanërisht kur niset për turne.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here