Pavarësisht faktit se në ceremoninë e dhënies së çmimeve të MTV-së vitin e kaluar, me veshjen e saj prej mishi, shkaktoi neveri te miqtë e kafshëve në gjithë botën, Lady Gaga do të gjendet në fushatën e re të organizatës ndërkombëtare për mbrojtjen dhe të drejtat e kafshëve, “PETA”.

Fushata e re do të quhet “Të bukura edhe pa lesh”, dhe sipas mendimit të kësaj organizate, Lady Gaga do të përshtatet në mënyrë të përsosur në këtë ngjarje.

Qëndrimi i saj për çështjen e leshit asnjëherë nuk ka qenë i kontestuar. Kostumet e saj kurrë nuk janë bërë nga leshi i vërtetë.

Ajo madje me një rast deklaroi se e urren leshin dhe se nuk e vesh”, kanë shpjeguar vendimin e tyre drejtuesit e “PETA”-s, duke injoruar faktin se veshja e Lady Gagas ishte e bërë nga bifteku i derrit.
Në këtë fushatë do të marrin pjesë edhe Pink dhe Mariah Carey.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here