Elton John dhe partneri i tij, David Furnish, kanë vendosur që ndrikulla e djalit të tyre, Zachary, të jetë këngëtarja kontroverse Lady Gaga.

Këngëtari britanik dhe partneri i tij, siç transmetojnë mediet britanike, kanë vendosur që Lady Gaga të jetë ndrikulla e djalit të tyre, pasi që është aktiviste e madhe për të drejtat e homoseksualëve, dhe gjithashtu angazhohet për luftën kundër AIDS-it.

Do të njoftojmë zyrtarisht se kujt do t’ia konfirmojmë këtë lajm, por Lady Gaga do të jetë një nga ndrikullat, pasi që angazhohet për barazinë e të gjithëve dhe tolerancë”, ka deklaruar Furnish në një emision televiziv, duke u dhënë fund spekulimeve të gjata se cilit personalitet të njohur do t’i takojë nderi që të jetë ndrikulla e djalit të Elton John.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here