Gaga i “sulmon” kritikëtLady Gaga thotë se më parë do të shtonte në peshë sesa të jetë e mangët nga mendtë. Ylli i hitit “Bad Romance”, e cila në të kaluarën e ka pranuar se ka pasur probleme me peshën, për shkak të dashurisë së saj ndaj ushqimit italian, ka sulmuar kritikët që kritikojnë trupin e saj, pasi fotot e saj në bikini kanë tërhequr shumë komente negative në “Instagram”.

Këngëtarja ka folur rreth njërës prej këtyre fotove: “Jam krenare pa marrë parasysh peshën, sepse me rëndësi është ajo që ke brenda vetes.

Po ashtu, varet edhe nga pozimi. Vetëm pyeteni supermodelet”. Pasi ka marrë mbështetjen nga një fanse në “Twitter”, ajo është përgjigjur: “Më parë do të jem trashaluqe sesa e mangët nga trutë.

Nuk mund ta kuptoj pse çdo ditë marrë komente rreth peshës sime. Sa fyese dhe poshtëruese”. Ylli i muzikës, e cila kohë më parë ka deklaruar se ndjehet krenare për format e trupit, e ka pranuar se në të kaluarën ka pasur problem me të ngrënit. “Kam luftuar me çrregullimin në të ngrënë për 10 vjet dhe e marrë këtë shumë seriozisht. I kuptoj të gjithë ata që e kanë këtë problem. Për fat, më nuk e kam këtë problem”, ka përfunduar Gaga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here