Lady Gaga është paraqitur në skenën e shout të Oprah Winfreyt të premten, disa orë pasi që sëmundja e detyroi të anulojë një koncert.

Këngëtarja është dashur të paraqitej në Universitetin Purdue në Indiana të enjten mbrëma, mirëpo u tërhoq ‘në minutën e fundit’, pasi që ekipi paramjekësor kishte zbuluar se ajo kishte të rrahura të çrregullta të zemrës.

Më pastaj këngëtarja ka shkruar në faqen e saj në Twitter.com, duke iu kërkuar falje fansave për mosparaqitjen e saj.

Mirëpo, sot asaj i është dhënë leje nga mjekët që të udhëtojë në Chicago dhe të këndojë drejtpërdrejtë në spektaklin e Winfreyt, me ç’rast nuk ka treguar asnjë shenjë sëmundjeje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here