Aktualisht ylli më i madh muzikor, këngëtarja kundërthënëse Lady GaGa, thotë se familja e saj është gjëja më e rëndësishme në botë. Ajo së fundi ka pranuar se i ndihmon të atit me financa.

Stefani Joanne Angelina Germanotta e njohur si Lady GaGa, ka deklaruar se 50 për qind të të ardhurave të saj ia jep të atit, Joe Germanottas, shkruan Daily Mail.

Ajo beson se babai i saj është përgjegjës për suksesin planetar që ajo ka arritur, kështu që këngëtarja e ndien si obligim për t’i dhënë të atit gjysmën e të ardhurave të përgjithshme.

“Ajo ende ka apartamentin e saj, por kur nuk është në turne, ajo jeton me prindërit e saj në një shtëpi familjare. Ata janë të lidhur shumë”- tha një burim i afërt me këngëtaren.

Pasuria e Lady GaGas sipas “Forbes” vlerësohet të jetë mbi 150 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here