Lady Gaga e Justin Bieber janë fituesit e edicionit të EMA 2010 ( European Music Awards) që këtë vit u zhvillua në Madrid.

Ajo ka fituar tre çmime atë si kënga më e mirë, artistja më e mirë femër si dhe artistja më e mirë e muzikës pop. Ajo nuk ishte prezente nw festën e organizuar, por ishte vetëm virtualisht me një lidhje nga Budapesti ku ajo kishte një koncert, i cili do të pasojë sot me një tjetër në Torino të Italisë.

Por e reja është që këtë vit për herë të parë në 17 edicione të zhvilluar midis atyre që kanë marrë çmim është edhe një italian, njofton Ballkanweb. Ai quhet Marco Mengoni që ka marrë çmimin Best European Awards cmimin si këngëtari më i mirë.

Justin Bieber djali kanadez ka fituar dy çmime atë si artisti më i mirë mashkull, si dhe artisti më i mirë për të rinjtë dhënë ky çmim nga network Mtv. Pa çmim ngeli në këtë edicion këngëtarja më e dashur dhe e adhuruar nga të rinjtë, Miley Crus Ylli i Hanna Montanës që ju mor çmimi nga Lady Gaga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here