Bleona Qereti ka postuar një fotografi dhe pretendon se ajo dhe Lady GaGa kanë të njëjtin mendim për muzikën.

Në fotografinë e saj, që e ka postuar në faqen personale të bleonamusic.wordpress.com, Bleona thotë se “mendjet e mëdha të muzikës mendojnë njësoj” dhe paraqet foton e saj mbi një motor në një koncert që ajo e ka mbajtur në vitin 2008.

Edhe pse fotoja duket se është bërë diku në Tiranë, si zakonisht Bleona nuk tregon se në cilin vend e ka bërë foton dhe në cilin koncert, për dallim nga fotoja tjetër, ku tregon për Lady GaGa-n, e cila ka një performancë me motor që e ka bërë në paraqitjen e saj në koncertin e Sydney.

Kjo është hera e dytë kur disa këngëtare të estradës kosovare thonë se janë paraqitur me model të GaGa-s para se ajo të dalë në skenë. A thua a po frymëzohet GaGa nga këngëtaret e estradës shqiptare?!

1 Koment

  1. kur ka performu en kanga magjike bleona o hi en sken me motorr edhe o dal me motorr

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here