Ajo s’ka vonuar për të falënderuar fansat e saj që e kanë ndihmuar për rekordin e 18 mijë përcjellësve.

Gaga po korr sukses jo vetëm me këngë, por edhe në rrjetet sociale. Këngëtarja amerikane, Lady Gaga, është personi i parë që ka arritur shifrën prej 18 milionë fansash në rrjetin social “Twitter”.

E me të arritur këtë shifër ajo s’ka vonuar për të falënderuar fansat e saj që e kanë ndihmuar për këtë rekord. “Nuk mund të besoj se kam 18 milionë “Twitter-përbindësha” të mi. Para disa vjetësh kam pasur vetëm disa”, ka deklaruar Gaga.

Këngëtarja e hitit të famshëm “Poker Face”, me të cilin u bë e njohur, ka rreth dy milionë fansa më shumë se sensacioni adoleshent, Justin Bieber, që ka rreth 16.4 milionë njerëz në “Twitter”.

Vendin e tretë e zë Katy Perry me 13.9 milionë fansa, e katërta është Shakira me 12.6 milionë, ndërsa top-pesëshin e përmbyll Kim Kardashian me 12.5 milionë fansa (MTV).

Top 10 VIP-at më të ndjekur në “Twitter”:

1. Lady GaGa – 18 milionë ndjekës

2. Justin Bieber – 16.4 milionë

3. Katy Perry – 13.9 milionë

4. Shakira – 12.6 milionë

5. Kim Kardashian – 12.5 milionë

6. Britney Spears – 12.4 milionë

7. Rihanna – 11.9 milionë

8. Beyonce – 11.9 milionë

9. Taylor Swift – 10.4 milionë

10. Selena Gomez – 9.6 milionë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here