Lady Gaga është hipnotizuar me shëmbëlltyrën e këngëtares së shansonave, Edith Piaf, dhe nuk pyet se sa kushton kur ajo has ndonjë gjë që i përkiste këngëtares me famë.

Ka thashetheme se Gaga ka në plan që të blejë mbetjet e thonjve të prerë të këngëtares franceze.

“Lady Gaga ka si model Edith Piafin. Edhe ajo në rininë e saj ishte mjaft rebele”, thonë burimet afër këngëtares, duke shtuar se ajo e ka ndërmend që në të ardhmen të ripërpunojë disa prej këngëve të Edithit.

Në koleksionin e Gaga ka gjëra që i përkisnin Edith Piaf të tilla si veshje, shishe parfumi dhe shumë gjëra të tjera.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here