Lady Gaga e ka zëvendësuar Adelen në top listën britanike duke arritur shifrën më të mirë për shitje albumi gjatë vitit 2011.

Albumi i saj “Born this Way” është shitur në 215 mijë kopje vetëm javën e parë, që është shifër më e madhe sesa ajo e dhjetë albumeve të tjera në top – listë.

Albumi dytë i Adeles, ka rënë në pozitën e dytë pas 16 javësh në krye të top – listës. Këngëtarja Lady Gaga po ashtu mban pozitën e shtatë me albumin tjetër, “The Fame”.

Ndihem shumë e nderuar që kam arritur shifrën më të lartë për javën e parë në Britani të Madhe këtë vit”, ka thënë Lady Gaga, derisa ka shtuar se singlin “Born this Way” e kishte shkruar në Manchester e inspiruar nga besimi dhe guximi i adhuruesve të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here