Është një gafë dhe pavarësisht se jo me qëllim të keq mbetet një gafë. Kështu në orët e fundit websitet e të gjithë botës kanë nxjerrë lajme dhe komente mbi atë që shumë e quajnë ‘dress disaster’ e Kate Middleton.

Pasi ka zbritur në Solomon Islands me bashkëshortin e saj William, dukesha e Cambridge, kishte thënë nëpërmjet zëdhënësit të saj, që për këtë rast do të vishte një fustan tipik të gjatë, për të treguar respekt për zakonet dhe traditat lokale.

Gjynaf, që ashtu siç thonë autoritetet e Solomon kanë konfirmuar që ai fustan i famshëm, është një fustan i një vendi tjetër të arkipelagut, ai i Cook Islands, dmth Kate e ka veshur atë fustan gabimisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here