Lajmi i ndarjes nga jeta e një prej ikonave të Hollivudit, Liz Taylor, bëri xhiron e botës në ditët e fundit, por kjo jo vetëm sepse u shua aktorja e pazëvendësueshme.

Shuarja e Taylor risolli në vëmendje një gabim të famshëm të “New York Times”, e përditshme prestigjioze, e cila gabimisht publikoi lajmin e kronologjisë dhe vdekjes së aktores gjashtë vjet më parë.

Atëherë, dëshira e gazetës për të qenë e saktë dhe e përpiktë, nëpërmjet përgatitjes së kronikave të vdekjes së përsonave të shquar kur ata ishin ende gjallë, u komentua me ironi therëse dhe doza të forta humori.

Gabime të tilla qesharake kanë ndodhur edhe për personazhe të tjera të famshëm, midis të cilëve zëvendëspresidenti i SHBA-së, Al Goore.

Aktorja 79-vjeçare u varros sot pranë Merlin Monrosë, në një varrezë ku prehen vetëm njerëzit e famshëm në Nju Jork. Ajo krijoi edhe një herë tjerër një lajm të fundit, pasi ceremonia mortore nisi me 15 minuta vonesë.

Ndonëse nuk u bënë të ditura arsyet e kësaj ndodhie, pati nga ata që e lidhën këtë me karakterin e vetë Taylor, e cila nuk është dalluar asnjëherë për korrektësinë në jetën e saj. /TCH

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here