Aktorja e famshme, Zsa Zsa Gabor, është përsëri në spital. Ajo është tronditur shumë pasi dëgjoi për vdekjen e mikeshës së saj, Elizabeth Taylor, dhe është detyruar urgjentisht të shtrohet në qendrën mjekësore.

Zëdhënësi i aktores 94-vjeçare ka konfirmuar se ajo gjendet në një spital në Los Angeles. Gjatë 12 muajve të fundit Zsa Zsa Gabor eshte shtruar shpesh në spital. Më parë është dashur t`i nënshtrohej një operimi për t`i larguar problemet e saj me qarkullimin e gjakut, por ajo nuk pranoi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here