Arban Perlala eshte emri i vertete i artistit mjaft te njohur Shqiptar G-BANi. Edhe pse eshte me se i afirmuar, Arbani mbetet shume i thjeshte dhe i cilter ne sjelljen e tij.

Ndoshta kjo ciltersi i ka dhuruar dhe mbeshtetjen fanatike nga mijera simpatizantet qe ka, te cilet e gjejne veten tek vargjet e ti dhe tek menyra e jeteses.

Ai eshte si nje femije qe kundershton te rritet dhe ti nenshtrohet snobizmit dhe negativitetit qe disponojne me shumice te medhenjte dhe artistet me fame. Arbani ka disa vite qe jeton ne Suedi, ku edhe studion

Pershendetje Arban, si po ia kaloni ne Suedine e ftohte? C’ka te re nga muzika qe beni ju?

Po ia kaloj mjaft ngrohte. Aktualisht po studioj dhe per sa i perket muzikes po shkruaj tekste kengesh per artiste te tjere, i jam perkushtuar kesaj karriere tani.

A keni menduar te shkruani tekste per kengetare kosovare?

Ne fakt kam shkruar per kengetare Kosovare. Se bashku me Flori Mumajesin kam pas shkruar vargjet e kenges Secret te kengetares Nora Istrefi. Me shume qejf do te shkruaja edhe kenge te tjera per artiste Kosovare, pse jo.

Kur keni filluar te shkruani, a eshte ky nje pasion apo nje profesion?

Shkrimin e kam pasion qysh ne moshe te vogel. Eshte dhe profesioni im por nuk e shikoj kaq ftohte, e kam zgjedhur sepse me pelqen ta bej. Prinderit e mi kane patur shume libra neper rafte, kur jetonim ne Shqiperi. G.I. Joe dhe Lego nuk kishte ate here, librat i kisha per lojera ne shtepi. I zhgarravisja, u shikoja fotografite, i shfletoja dhe i lexoja. Vjershen e pare e kam shkruar 6-7 vjec. Kur ja lexova nenes time nuk me besoi, me qortoi pse po e genjeja. Tani qe jam 30 vjec dhe mbas shume ”vjershash” te tjera te publikuara dhe te vleresuara nga qindra mijera veta, tani engjelli im e beson qe e kisha shkruar vete ate vjershen (qesh). Kam shkruar shume tekste ne jeten time, di se si ta bej, eshte loja ime.

Nuk jam simpatizante e flakte e rrymes HipHop por kenget e tua me kane pelqyer gjithmone per tekstet qe ke. Sidomos ajo kenga Me Ka Munguar Nena, eshte shume prekese..

Me Ka Munguar Nena eshte nje histori te cilen e shkrova per dike qe e kishte humbur nenen nga nje semundje e pasherueshme. Ky njeri me kerkoi te shkruaja nje kenge per nenen e tij por une mendova ta trajtoj nga nje kendveshtrim me social ate qe kishte ndodhur, duke e pare me syte e femijes qe i mungon nena. Kur e shkruaja ate tekst e merrja nenen time ore dhe minute ne telefon per ta pyetur a eshte mire sepse isha identifikuar me protagonistin e kenges, te pakten per sa kohe qe po shkruaja vargjet. E degjoj radhe ate kenge sepse me trishton. Por me ka hapur dyer ne karrieren time ai tekst, me kane vleresuar shume njerez te rendesishme per hir te asaj kenge.

Nder krijimet e fundit qe keni publikuar eshte edhe nje kenge e cila beri buj ne publikun shqiptar, per shkak te fames qe kishte ne internet dhe ne media protagonisti i kesaj kenge, Lek Plepi. Si ju erdhi ideja te shkruani nje kenge te tille?

Ne Facebook kisha vene re me keqardhje shume komente negative dhe tallje per dike qe quhej Lek Plepi. Po me bezdiste ky sulm i padrejte i dhjetera mijera vetave kunder nje njeriu te vetem, nje fenomen turpi per shoqerine shqiptare. Nuk me ka pelqyer asnje here padrejtesia. Mbasi shikova dhe 2-3 emisione ne disa media prestigjioze, ku tentuan serish ta tallin kete person dhe te luajne me endrren e tij, vendosa te them dhe une opinionin tim me nje kenge. Te bijat e Zeusit dhe te Mnemozines ma dhane pa asnje kurnaceri frymezimin per t’i shkruar vargjet, te tjerat jane histori.

Te bijat e Zeusit dhe te Mnemozines, muzat, hyjneshat e artit. Cfare lidhjeje keni me femrat Arban?

I admiroj femrat. Pervec kontekstit erotik, kam shume respekt per femren edhe si personazh. Ato i japin shume shoqerise edhe pse shoqeria nuk i vlereson aq shume sa duhet. Por femrat kane menyren e tyre per te marre hak. Sic thote ajo shprehja, mashkulli qe zihet me femren gjithe diten, naten ka uri. Une kam plot shoqe, nga eksperiencat me to kam mesuar gjera qe meshkujt edhe po t’i dine nuk t’i tregojne. Femrat kane karakter te forte, jane te zgjuara, te qeta, te vendosura dhe te patundura ne idealet, planet dhe endrrat qe kane.

Cili eshte statusi juaj tani, a jeni i fejuar, i martuar, apo single?

Jam shume mire, faleminderit (qesh).

Do te martoheni me suedeze, greke, me shqiptare apo..?

…po sikur te martohem me Afrikane? Dashuria nuk njeh komb, as fe, as shtet, as ngjyre. Ndoshta me suedeze, ndoshta me kosovare, nuk i dihet..

Atehere t’i rikthehemi muzikes..

..ndoshta me afrikane (qesh).

T’i rikthehemi muzikes, a jeni i kenaqur nga niveli ne skenen shqiptare?

Eshte cfare eshte, “it is what it is”. Nuk ka pse t’i hedhesh te gjithe poshte por as t’i mbivleresosh. Ka vend per permiresime, besoj duhet te vleresohet me shume talenti nga estrada sepse talente kemi. Eshte gjynah te humbasin sepse po t’u jepet ajo c’ka u takon, e gjithe estrada do perfitonte.

C’fare vleresohet nga estrada ne qofte se nuk vleresohet talenti?

Nje pjese e mire e estrades perbehet nga njerez te babezitur te cilet e vleresojne vezen sot dhe jo pulen mot.

Shume artiste te rinj enderrojne te behen pjese e estrades. A eshte me te vertete bota e showbiz nje bote plot me privilegje?

Bota e Show Biz ka shume privilegje, por “There’s no such thing as a free lunch”. Talenti nuk mjafton, dicka duhet te japesh ne kembim te privilegjeve. Parate, shpirtin, trupin? Ne fund te dites, leku shkon te leku dhe keku te byreku (qesh).

Cfare u sugjeroni ketyre artisteve te rinj, te jene pozitive apo negative karshi endrres per t’u bere pjese e estrades?

Mbrapsht po luhet loja, thoshte nje njeri i zgjuar kur vajta ne Kosove. Secili le te ndjeke pasionin e tij, shenjat do t’ia tregojne rrugen. Qe te mesosh do te besh edhe gabime, sepse jeta nuk na erdhi ne kuti, me udhezime perdorimi.

Keni prirje per diplomaci, nuk po me jepni pergjigje absolute. A jeni penduar ndonje here qe keni zgjedhur rrugen e artit?

Nuk ka pergjigje absolute, ka pyetje te zgjuara. Varet se cfare kerkon secili nga jeta. Dhe secili le t’i beje pyetjen vetes dhe do ta gjeje pergjigjen qe i pershtatet me mire rastit te tij. Sa per mua, nuk jam penduar per asnje moment qe krijoj art, jam shume krenar qe jam artist.

/ E. BabamustaKoha Jone/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here