Pothuajse të gjitha femrat amerikane janë çmendur pas fustanit ngjyrë rozë të Zonjës së Parë të SHBA-së, veshje të cilën kjo e fundit e mbante gjatë hapjes së Konventës së Demokratëve.

Menjëherë pas shfaqjes dhe fjalimit të saj në mbështetje të Barack Obamës, femrat amerikane janë drejtuar për në dyqane për të gjetur të njëjtin fustan si ai i Michelle.

Stilistja që e realizoi këtë fustan të thjeshtë posaçërisht për Zonjën e Parë, Tracy Reese deklaroi se nisur nga kërkesat e shumta do të nxjerrë në treg një seri të këtij modeli, i cili nuk do të kushtojë më shumë se 500 dollarë.

Si transmeton Noa, Michelle është kthyer në një ikonë mode kohët e fundit dhe po përjeton fushatën e dytë elektorale, ku me veshje të ndryshme lobon për bashkëshortin e saj.

Në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2008 veshja e saj linte për të dëshiruar, por me kalimin e viteve ajo ka ndryshuar stilin e veshjeve, i cili preferohet shumë nga femrat amerikane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here