Disa vite më parë stilistët britanikë Antoni&Alison, ishin të vetëdijshëm se duhet të bënin diçka ndryshe për të festuar hapjen e javës së modës në Londër.

Ashtu kanë vepruar edhe këtë herë, ata kanë përzgjedhur fustanet shumëngjyrëshe për të fituar vëmendjen maksimale të të pranishmëve.

Në koleksionin e tyre pranverë/verë 2013 u panë fustane të lehta me ngjyra të ndryshme që të bëjnë për vete që në momentin e parë kur i vështron modelet që ecin në pasarelë, transmeton agjencia noa.

Ky koleksion i mrekullueshëm është puna e Antoni Burakowskit dhe Alison Robertsit, të cilët janë përpjekur për të sjellë diçka ndryshe nga stilistët e tjerë.

Fustane të shkurta dhe të gjata, të cilat janë kthyer në një vepër arti nga stilistët që adhurojnë të përdorin abstraksionin në veshjen e tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here