Nelly Furtado do t’i dhurojë për bamirësi një milionë dollarë të fituara nga performanca e saj për diktatorin libian Gaddafi.

Këngëtarja e hitit “Powerless (Say What You Want)” ishte paraqitur në një shou familjar të Gaddafit në vitin 2007, por është zotuar se do t’i dhurojë ato para, pasi kryengritjet për ta përmbysur atë rezultuan me mijëra të vdekur.

“Në vitin 2007, kam pranuar 1 milionë dollarë nga klani i Gaddafit për të performuar në një shou 45 minutësh për mysafirët e tij në një hotel në Itali. Do t’i dhuroj këto dollarë”, ka shkruar Furtado në profilin e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here