“Furious 7” fiton 143.6 milionë dollarë vetëm gjatë fundjavësVetëm pas dy ditëve lansim, filmi “Fast and Furious 7”, ka arritur të mbledhë në arkën e tij 143.6 milionë dollarë, duke u bërë kështu deputimi më i suksesshëm filmik për vitin 2015.

“Furious 7”, përpos skenave dhe natyrës së shpejtë të aksionit që e ka bërë të famshme ka edhe përmbajtje emocionale, sipas regjisorit James Wan. Njëherësh kjo është pjesa e fundit e “Fast and Furious”, ku luan aktori Paul Walker, i cili vdiq vitin e kaluar në një aksident tarfiku.

Ndryshe, që nga lansimi i tyre, pas filmit “Furious 7” me përfitime qëndron filmi i animuar “Home” ka mledhur 107 milionë dollarë, komedia “Get Hard” 57 milionë dollarë, si dhe “Cinderella” 400 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here