Fundi i romancës së Justin Timberlakes me Jessica Bielin ka vazhduar që tri ditë me thashetheme të ndryshme. Madje, një ndër to është edhe kjo e fundit ku sipas disa tabloidëve, shkak ka qenë një përleshje e çiftit në një resort të skijimit.

Faqja e gjashtë e gazetës së njohur amerikane “New York Post”, e cila ka shkruar për thashetheme, ka shkruar sot se Biel dhe Timberlake – të cilët u ndanë javën e kaluar – kishin filluar që të grinden në fillim të marsit, kur Biel festonte ditëlindjen e saj të 29’të.

“Jessica ishte duke u thënë shokëve se ata nuk pajtoheshin me një argument të saj dhe të Justinit. Ajo i tha Justinit se jam lodhur nga këto ‘gjëra’ dhe nga aty u nda nga ai për të ateruar në shtëpinë e saj në LA me 7 mars”, tha një burim.

Burimet kanë shkruar se ndarja e Justinit dhe Jessicas ishte shumë natyrale dhe jo shumë e nxehtë.

“Ishte një gjë e zakonshme”, ka shpalosur një burim tjetër.

“Ata nuk ishin në fund të kësaj lidhjeje. Por, ata janë vetëm dy njerëz të cilët kuptojnë çfarë duan dhe se dëshirojnë që t’i drejtojnë jetërat në drejtimet e tyre, pa iu përzier njëri -tjetrit. Thjesht ishte më mirë që të përfundonte tani sesa më vonë”, tha një burim tjetër.

Sipas këtij burimi, kurrë nuk është i lehtë përfundimi i një lidhjeje, por Jessica e di se ka nevojë që gjëra të reja të ndodhin me jetën e saj dhe për këtë ka vendosur që të ndahet.

Nga ana tjetër, mediat amerikane kanë supozuar edhe fajtorin, që mund të jetë ndonjë vajzë që e ka shtyrë Justinin t’i japë fund lidhjes me Bielin.
Thashethemeve u ka dhënë zjarr këngëtarja Britney Spears, e cila ka thënë se Justin është i shumë i dhënë pas saj.

Këngëtarja është në lidhje me agjentin Jason Trawick, por ajo ju ka thënë mediave se beson që Justin është ndarë nga e dashura e tij për shkak të saj.
“Britney mendon se Justin kurrë nuk ka qenë në lidhje me të, por kur ai ndahet nga ndonjë vajzë, ajo mendon se është fajtore”.

Një tjetër fajtore për këtë ndarje është konsideruar edhe aktorja e bukur, Mila Kunis. Vetëm pak ditë pas ndarjes ishte shkruar nëpër media se Timberlake ishte në lidhje me Kunisin më të cilën luan në një film.

“Mila nuk ka të bëjë asgjë më këtë ndarje. Ajo është mirë dhe nuk është në lidhje me Timberlaken. Është thjesht spekulim”, ka thënë një burim për revistën “People”, në lidhje me këtë ngjarje.

Sido që të jetë, çifti nuk është prononcuar ende për këtë ngjarje deri më tani, edhe pse interesimi i publikut në mbarë botën është i madh. Biel është mbyllur në shtëpi të saj, përderisa edhe Timberlake vazhdon të jetë enigmatik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here