Këngëtari 25-vjeçar nga Prishtina tregon për ‘Panorama Plus’ duetin e nxehtë “Mamani nejen”

Është Fuga që mban pas në motorin e tij Elvana Gjatën, ndërsa zbret në një fushë të madhe ku nis një lojë me zjarrin. Hit-i i momentit “Mamani nejen” është komentuar për ngjashmëri me skenat e duetit Eminem-Rihanna në klipin e tyre “Love the way you lie”, ku gjithçka digjet në zjarr.

Ardian Kurtolli, këngëtari 25-vjeçar nga Prishtina, ka bërë përshtypje me stilin e tij në këngën e Flori Mumajesit.

Ai tregon për veten, njohjen me Elvanën dhe Florin, preferencat që ka për femrat, si dhe rishfaqjen në muzikë pas katër vitesh shkëputje:

“Mamani nejen” është kënga me Elvana Gjatën. Je autor i vargjeve, pse ky titull në dialekt?
Në fakt kishim disa variante për titullin e këngës si për shembull “Aty na gjen”, por në momentin e fundit vendosëm “Mamani nejen” që është edhe refreni i këngës dhe fiksohej mirë në mendjen e çdokujt. E dinim që do diskutohej si titull pasi është në dialektin e Kosovës, por tani mendoj se është i qëlluar. Kuptimi tashmë është i qartë “Ejani mbamani mbrëmjen e koncerteve/clube-ve…”

Në klip shfaqeni të dy mbi një motor. Të pëlqen shpejtësia, rrezikon shpesh në jetë?
(Qesh) Është e kundërta, pasi më shumë më pëlqen të bëj sport me trurin se sa me trupin. Motorit në klip nuk i kam dhënë unë, pasi duhej kujdes special për të mos e rrëzuar Elvanën. Por realisht më pëlqejnë sportet ekstreme, jam marrë shumë vite me Taekwondo, pra rrezikoj gjithmonë.

Ka pasur komente që ju të dy shfaqeni si Rihanna dhe Eminem në klipin “Love the way you lie”. Ç’mund të thuash?
Mund të them se Kosova dhe Shqipëria kanë përparuar shumë në industrinë e muzikës, duke arritur standarde dhe në realizimin e videoklipeve. Por më vjen keq kur dëgjoj se për një ngjyrë flokësh që unë kam aty mund të vendosen krahasime të tilla, ose nëse bën “styling” që nuk ndryshon aspak nga realizimet ndërkombëtare të bëhen krahasime.

Në stilin e të kënduarit dhe luk dukesh si ai. Ndihesh pak Eminem në mënyrën se si mendon e jeton?
Dukem si ai se më pëlqen ngjyra e bardhë në flokë, i lyej shpesh pasi kam qejf të bëj eksperimente me lukun, sidomos me flokët. Nga mënyra se si mendoj ndoshta po, se jam pak ca i tërbuar në realitet dhe kam qejf që mendimet e fantazinë time t’i investoj në klipe e muzikë. Ndërsa nga mënyra si jetoj jo, sepse s’kam vajzë të vogël dhe grua të divorcuar si Eminem (qesh).

Në këngën me Elvanën thua:”Jam i lindur për club, aty më gjen çdo natë”. Vërtet mund të të gjesh çdo natë në club?
Po, sepse ngaqë shumë orë në ditë i kaloj në punë, kohën që e kaloj me shoqërinë i bie të jetë nata. Jeta natës dhe puna janë ato që dominojnë tek unë.

Të ndodh të mërzitesh dhe si e largon mërzinë me tipin që ke?
50% Alkool, 30% Lojra kompjuterike dhe 20% Pro MiniGolf

Shfaqeni me natyrën e djalit të egër, çfarë fshihet pas këtij portreti?
The mastermind! (qesh)

Mund t’i ndash me të tjerët shijet për femrat, të pëlqejnë delikatet apo prepotentet?
Sa më të egra të jenë aq më shumë më pëlqejnë (qesh). Bëj shaka, sepse unë nuk kam një të dashur për momentin dhe nuk mund të flas për preferenca, pasi është diçka që nuk përcaktohet sidomos kur vjen puna për gjininë e kundërt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here