Dhe modelja dhe bodibilderja Jodie Marsh, shpreson se nuk është në mesin e tyre, pasi nuk dëshiron të futet sërish nën briskun e kirurgut.

Jodie 32-vjeçe nuk është e sigurt nëse implanet që i ka të vendosura në gjoksin e saj, janë punuar nga xheli i silikonit toksik të kompanisë franceze “PIP”, kështu që do të paraqitet në spital për të parë se çfarë i kanë vendosur kirurgët.

“Jam e zemëruar sepse një operacion i tillë i vështirë, bëhet me materiale të dobëta, ndërsa këtë pacientet as që e dinë. Na i marrin paratë, ndërsa fare nuk brengosen për ne”, është shprehur Jodie, duke shtuar se pacientet nuk pyesin shumë në lidhje me implaantet gjatë operacionit, sepse u besojnë mjekëve të tyre.

“I dua gjinjtë e mi, por vërtetë nuk mund të paramendojë se duhet të futem sërish në operacion. Por i frikohem edhe shpërthimit të gjinjve të mi, pasi silikoni në fjalë mund të shpërthejë. Shpresoj se nuk kam implante silikoni të kualitetit të dobët”, ka shtuar Jodie.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here