Fredric Brand vret vetenFredric Brandt, i njohur ndryshe edhe si “Baroni i Botoksit” u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Florida.

Autoritetet amerikane thonë se bëhet fjalë për një vetëvrasje, pasojë e një depresioni të thellë të cilin dermatologjisti 65-vjeçar vuante prej kohësh.

Brandt u pagëzuar me emrin “Baroni i botoksit” prej revistës “W” falë punës së tij kërkimore për ruajtjen e rinisë së përjetshme. “Veprat” e tij më të njohura janë ndërhyrjet e këngëtares Madonna dhe Stephanie Seymour.

Profesioni i tij e ka vendosur shpesh në qendër të talljeve, më e fundit në serialin televiziv komik të Tina Fey, “The unbreakable Kimmie Schimdt”./koha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here