Këngëtarja legjendare Aretha Franklin festoi ditëlindjen e saj të 70-të, por gjithashtu njoftoi se do të punojë sërish me mentorin e saj muzikor Davis Clive.

Në ndenjën e ditëlindjes, mbretëresha e soul ka pritur shumë emra të famshëm si Diane Sawyer, Al Sharpton, miku dhe i fejuari Willie Wilkerson, por edhe legjendarin Clive Davis, producenti i cili ishte përgjegjës për rikthimin e saj të madh në vitet e tetëdhjeta.

“Përsëri kam nënshkruar me Clive dhe do të incizojmë një album të ri”, ka thënë Aretha për AP.

Ajo është përqendruar edhe në filmin biografik i cili mendohet se do të fillojë të xhirohet së shpejti, por këngëtarja vetëm shkurtimisht deklaroi se produksioni aktualisht është “në pritje” pasi që aktualisht ka shumë plane dhe obligime që të ketë mundësi të merret me paraproduksion.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here