Futbollisti i Chelseat, Frank Lampard është fejuar me të dashurën e tij, prezantuesen televizive Christine Bleakley. Ata janë për momentin me pushime në Los Angeles, ku Frank i ka propozuar Christines në një darkë romantike.

“Jam i lumtur të them se Christine Bleakley e ka pranuar propozimin befasues të Frank Lampard për fejesë, këtu në LA”, ka thënë agjenti i lojtarit Steve Kutner.

Ish-prezantuesja e BBC, tash në ITV, Bleakly ka thënë se ajo më së shumti në botë dëshiron që të ketë fëmijë.

Frank dhe Christine u takuan në Pride of Britain Awards në vitin 2009 pasi u njohën nga Piers Morgan dhe kriketeri Kevin Pietersen. Futbollisti blu ka dy fëmijë me ish të fejuarën e tij Elen Rivas – Luna (5) dhe Isla (4). Frank u nda nga modelja spanjolle në nëntor 2008, pas 8 vitesh bashkë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here