Çifti Princi William dhe Kate Middleton është një prej më të preferuarve në Francë, krejt ndryshe nga ai midis ish-presidentit Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni. 

Të vendosur ballë për ballë, shumica dërrmuese e francezëve do të harronin rivalitetin historik me britanikët, duke zgjedhur pikërisht pasardhësin e fronin anglez.

Në një anketë të kryer nga revista franceze e modës “Gala”, në lidhje me çiftet e martuara, më popullori për francezët ishte ai midis Jean Dujardin, ylli i filmit “Artisti” dhe i gruas së tij gjithashtu aktores, Alexanda Lamy.

William dhe Kate renditen menjëherë pas tyre, duke lënë pas dyshe të tjera të njohura si ajo midis Barack-Michelle Obama apo Brad Pitt e Angelina Jolie.

Ish-presidenti Sarkozy dhe gruaja e tij supermodele, mbeten popullorë për vetëm 3% të francezëve.

Lista e çifteve më të preferuar në Francë
1. Jean Dujardin-Alexandre Lamy        17%
2. Princi William-Kate Middleton          13%
3. Guillaume Canet-Marion Cotillard    12%
4. Barack dhe Michelle Obama            12%
5. Brad Pitt-Angelina Jolie                    9%
6. Princi Albert i Monakos-Charlene       4%
7. Jamel Debbouze-Melissa Theuriau    3%
8. Nicolas Sarkozy-Carla Bruni              3%
9. Celine Dion-Rene Angeli                  1%
10. Johnny dhe Laetitia Hallyday          1%
Të pavendosur                                 25%

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here