Françeska Jaçe rreh një vajzëIsh-konkurrentja e Big Brother, vlonjatja Françeska Jaçe është shpallur në kërkim nga policia pasi u përfshi në një përleshje fizike me një vajzë në një dyqan në zonën e ish-bllokut, në Tiranë.

Në një video të siguruar nga kamerat e sigurisë brenda dyqanit, duket teksa Françeska godet me grushte në fytyrë 28-vjeçaren Katerina Beqo, më tej e kap atë për flokësh dhe e shtrin në tokë. Pas ndërhyrjes së dy meshkujve për t’i ndarë vajzat, Françeska është larguar dhe ka marrë arratinë.

Sipas policisë, sherri mes ish-konkurrentes 22-vjeçare të BB dhe vajzës tjetër ka nisur për motive të dobëta, por pa i specifikuar ato.

Ngjarja ndodhur rresh orës 21:30 në rrugën “Nikolla Tupe”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here