Françeska Jaçe, konkurrentja 18-vjeçare nga Vlora në edicionin e pestë të “Big Brother Albania”, raportin e saj me kantautorin Ernest Duka – Stine e ka etiketuar vetëm si shoqëri.

“Unë mund të them vetëm kaq, që bashkë me Stinen kemi dy muaj që njihemi. Jemi takuar rastësisht dhe jemi miq të mirë me njëri-tjetrin”, citon Panorama Plus fjalët e biondes së shumëpërfolur.

Ajo ka thënë se e mbështet këngën e Stines, “Ti je engjëll”, në festivalin “Kënga Magjike”, sepse mendon se është e bukur dhe i pëlqen shumë teksti.

“Unë mendoj se është një ndër këngët më të bukura deri tani që janë prezantuar në garën e ‘Kënga Magjike’”, ka thënë ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here